Procedurat e dhënies se kocensioneve hidroenergjetike nga dr. Lorenc Gordani

Ministria përgjegjëse për energjinë është Autoriteti Kontraktues për të gjitha kocensionet e dhëna në sektorin e hidro-energjisë. Legjislacioni dhe rregulloret për kocensionet përcaktojnë parimet dhe procedurat për vlerësimin e mundësive të kocensionit në sektorin e hidroenergjisë dhe dhënies së këtyre kocensioneve. Sipas legjislacionit në fuqi, të gjitha kocensionet në Shqipëri jepen për një periudhë jo më të gjatë se 35 vjet.
Deri në maj 2013, ndërtimi dhe funksionimi i hidrocentraleve në Shqipëri rregullohej me Ligjin Nr. 9663, datë 18 dhjetor 2006 “Për Kocensionet” (“Ligji i Vjetër i Kocensioneve) dhe rregulloren shoqëruese “Rregullat e vlerësimit dhe të dhënies së kocensioneve” të miratuar me VKM Nr. 1701, datë 17 dhjetor 2012.
Dispozitat e rregullores së vjetër të kocensionit konstatojnë se kocensionet në hidro-energjitikë janë të organizuara në përputhje me modelin Ndërtim-Administrim-Transferim ose Build-Operate-Transfer (“BOT”). Sipas tij, operatori financon ndërtimin e hidrocentralit dhe merr përfitimet që rrjedhin nga funksionimi i tij. Shitja e energjisë së prodhuar nga Operatori garantohet përmes Marrëveshjeve së Blerjes së Energjisë Elektrike të nënshkruar midis Operatorit dhe Furnizuesit Publik me Shumicë të Energjisë me tarifa të rregulluara nga ERE sipas modelit “feed in”.
Në maj të vitit 2013 ligji dhe rregullorja e vjetër për kocensionin u zëvendësua me Ligjin nr. 123/2013 “Për kocensionet dhe Partneritetin Publik-Privat” (“Ligji për Kocensionet dhe PPP”) dhe Rregulloren shoqëruese “Për vlerësimin dhe dhënien e kocensioneve dhe partneritetit publik-privat” miratuara me VKM Nr. 575 datë 10 korrik 2013 (“Rregullorja e re e kocensioneve”). Në përpjekje për të harmonizuar ligjin me direktivën e BE-së 2004/18/EC, ligji dhe rregullorja e re paraqitën konceptin e Partneritetit Publik-Privat (PPP) dhe shtrirjen e të drejtave, përgjegjësive të secilës palë dhe shpërndarjen e riskut gjatë periudhës së kocensionit.
Sipas ligjit për Kocensionet dhe PPP, Partneriteti publik privat nënkupton një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit kontraktues (partnerit publik) dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë (partnerit privat), ku partneri privat merr përsipër detyrimin për të ofruar shërbime publike brenda fushës së kompetencave të partnerit publik dhe/ose detyrimin për t’i siguruar partnerit publik parakushtet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve publike. Në parakushtet e nevojshme përfshihet ndërtimi ose rinovimi i infrastrukturës publike dhe/ose operimi dhe mirëmbajtja e saj. Sipas përcaktimeve të kontratës, partneri privat shpërblehet nëpërmjet pagesave nga partneri publik dhe/ose pagesave nga përdoruesit e shërbimit publik të cilat rregullohen nga partneri publik.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë mund të identifikojë fushat për t’u dhënë me kocension nëpërmjet shqyrtimit të propozimeve të marra (ndryshe propozimet e pakërkuara) nga investitorët privatë apo institucione të tjera qeveritare dhe jo-qeveritare. Para se të njoftojë për mundësinë për kocension/PPP, MEI do të sigurohet mbi fizibilitetin teknik dhe ndikimin ekonomik, mjedisor dhe shoqëror të çdo marrëveshje, në përputhje me dispozitat e ligjislacionit në fuqi.
Në rastin e propozimeve të marra nga investitorët privatë, këta të fundit kryejnë një studim fizibiliteti i cili paraqitet në Projekt-Propozimin e dërguar MEI-t. Propozimi i dhënë për projektin i nënshtrohet një procesi të vlerësimit teknik në përputhje me VKM Nr. 191, datë 22 mars 2007 “Për vendosjen e oponencës teknike shtetërore për projektet e ndërtimit të HEC-ve me kocension”. Ky vlerësim kryhet nga grupi i ekspertëve të hidro-energjisë, gjeologjisë dhe mjedisit, të caktuar nga Ministri përgjegjës për ekonominë dhe miratuar nga AKBN në përputhje me Ligjin Nr. 8093, datë 1 mars 1996, “Për rezervat ujore” dhe Ligjit Nr. 8402, datë 10 shtator 1998 “Për kontrollin dhe rregullimin e punimeve të ndërtimit”.
Nëse projekt-propozimet e marra kthehen në mundësi kocensioni Ministria fton të gjithë aplikantët e interesuar në një procedurë tenderimi të publikuar me anë të një njoftimi të kontratës, në përputhje me Ligjin Nr. 9643, datë 20 nëntor 2006 “Mbi prokurimin publik” (“Ligji mbi prokurimin publik”). Me anë të vendimit nr. 130 që daton më 12 Mars 2014 Këshilli i Ministrave vendosi që prokurimi i kocensioneve, përfshirë pranimin e projekteve dhe komunikimin me operatorët do të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.
Kocensionet jepen në përputhje me dispozitën e ligjit Nr. 9643, që daton më 20 Nëntor 2006, dhe e ndryshuar në ligjin “Mbi Prokurimin Publik”. Sipas ligjit dhe rregullores së kocensionit çdo aplikant merr një trajtim të drejtë dhe jopreferencial, megjithatë neni 7 i ligjit të ri të kocensionit lejon që komisioni i prokurimit të caktojë një bonus deri në 10% të pikëve për propozuesin e projektit. Në rast se, kocensioni i caktohet një investitori të ndryshëm nga propozuesi fillestar, rregullorja e re e kocensionit parashikon kompensimin e propozuesit të projektit nga 0.5% deri në 2% të vlerës së kocensionit bazuar në shtrirjen e studimit të fizibilitetit të përfshirë në projekt-propozimin fillestar.
Çmimi i kontratës vlerësohet kundrejt: a) Advantazheve më të mëdha teknike dhe ekonomike siç vlerësohen nga Autoriteti Kontraktues, ose b) Tarifës më të lartë të kocensionit të ofruar për specifikimet teknike të kërkuara në njoftimin e kontratës. Operatori duhet të garantojë përmbushjen e detyrave të tij deri në 10% të vlerës së investimit, garanci e ekzekutueshme në rastet e zgjidhjes së kontratës apo shkeljes të kushteve kontraktuale.
For more visit the Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme – AREA Group in LinkedIn.


















