AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

AREA

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
Author: AREA
Home AREA Page 2
Read More
A client is signing a contract to create a new software to present it in start up conference and gain investments to create a product. Technological graph over the desk. Women in business concept.
AREA
Maj 20, 2020by AREA0 Comments

Qeveria ul çmimin e energjisë për hec-et private

Qeveria ka miratuar ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, duke ulur në këtë mënyrë shumën që do u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi. Ky koeficient është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15 MË shesin energjinë elektrike, ndërkohë që kjo është ulja e dyta pas asaj të muajit janar ku u vendos që çmimi do të ishte 8.0532 lekë/ kwh, nga 8.4582 lekë/ kwh që ishte gjatë vitit 2019.

Mesa duket qeveria po përpiqet që të mos favorizojë më ndërtimin e hidrocentarleve të vegjël, të cilët e kanë të garantuar shitjen e energjisë së prodhuar. Më herët, edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kritikuar skemën e garantimit të blerjes së energjisë për hidrocentralet e vegjël, pasi sipas saj kjo është përkthyer në një faturë të kripur për qeverinë shqiptare, duke arritur në rreth 40 mln euro në vit.

Sipas Ballukut, kjo formë nuk është efektive, ndaj dhe ka ardhur momenti që HEC-et e rinj të mos mbështeten me subvencione. Po ashtu, ministrja e ka konsideruar si abuzive edhe mbështetjen shtetërore për impiantet e vegjël që do të prodhojnë energji nga dielli, ndonëse diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë është një domosdoshmëri për vendin tonë, që aktualisht prodhon mbi 95% të energjisë nga uji. Sipas saj, skema e subvencionimit do të orientohet te depozitat e energjisë, me qëllim uljen e importeve.

Read More
AREA
Maj 20, 2020by AREA0 Comments

Hec-et ankohen për taksat e larta

Bizneset që zotërojnë hidrocentrale brenda territorit të Bashkisë Kukës janë të shqetësuara për rritjen e taksave nga Këshilli Bashkiak në disa raste edhe mbi 6-7 herë më shumë se deri më 2018. Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së Rinovueshme (AREA) thotë se tarifat e reja janë tepër të larta. Për të kuptuar se sa e rëndon, ekspertët e saj kanë përllogaritur se, për HEC-et tarifa e re e vendosur nga Bashkia Kukës, është mesatarisht rreth 6-7 herë më e lartë se totali i të gjithë taksave e tarifave vendore së bashku të paguara nga subjektet Hidroenergjitike për vitin 2019. Rritja është mbi 700 % (shtatëqind për qind).

Ky fakt, thotë AREA tregon se sa abuziv dhe disproporcional është vendimi i Këshillit Bashkiak. Veç të tjerash, ai është në kundërshtim me kontratën koncesionare që kanë nënshkruar HEC-et, pasi në momentin e nënshkrimit të kontratës janë marrë në konsideratë të gjitha tarifat që kanë qenë në fuqi në atë moment. Në këtë mënyrë, kjo tarifë konsiderohet se mund të ndryshojë vetë termat e kontratës koncesionare.

Por burimet zyrtare në Bashkinë e Kukësit pohojnë se në paketën fiskale të vitit 2019 u vendos një taksim i drejtë për HEC-et që shfrytëzojnë burimet ujore në territorin e Bashkisë. Shefi i Kabinetit në Bashkinë e Kukësit, Granit Gjana tha se më parë taksa ishte e njëjtë për të gjitha HEC-et, ndërsa me vitin 2019 u vendos që taksimi të ishte progresiv, duke taksuar prodhimin për MW dhe jo për HEC. Me këtë taksim, tha Gjana, shumica e HEC-ve paguajnë më pak, ndërsa për dy tre HEC-e më të mëdha paguajnë më shumë.

Por, burime nga AREA thanë se kjo taksë është e re. AREA sjell shembullin e një kompanie që ka një HEC me kapacitet prej 12.3 MW. Në vitin 2019 ky HEC i pagoi Bashkisë së Kukësit 676,658 lekë taksa vendore. Me taksën e mjedisit ai duhet të paguajë 4,920,000 ose afërsisht 49 mijë dollarë.

Kjo taksë e paprecedentë, thotë AREA, rrit në mënyrë abuzive kostot e kompanive që kanë investuar miliarda dollarë për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë së rivonueshme. Vetëm kompanitë anëtare të AREA kanë investuar së paku 450 milionë euro për ndërtimin e HEC-eve.

Tarifa e vendosur nga Këshilli Bashkiak i Kukësit rezulton të jetë më e madhe se vlera e sigurimeve shoqërore të të gjithë punonjësve të kompanive që kanë ndërtuar HEC-e në këtë zonë.

AREA: Taksë e paligjshme

HEC-et e quajnë tarifën të paligjshme. Paligjshmëria, thonë përfaqësuesit e tyre, vërtetohet lehtësisht.
Për të paguar një tarifë vendore, çdo subjekt do të duhet të përfitoje shërbime nga pushteti vendor në lidhje me këtë tarifë. Në këtë rast përfitimi i HEC-eve është zero.

Taksat, thuhet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” paguhen për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi. Por hapësirat që shfrytëzohen nga HEC-et nuk janë pronë e bashkisë së Kukësit. Këto hapësira janë prona shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, me të cilën janë nënshkruar edhe kontratat koncesionare.
E parë në këtë këndvështrim, vendimi duket jashtë kompetencave të Këshillit Bashkiak të Kukësit, sipas AREA.

HEC-et e vegjël, sërish në shënjestër

HEC-et e vegjël zhvilluan një betejë të fortë me qeverinë gjatë miratimit të ligjit për energjinë e rinovueshme në vitin 2016. Qeveria u tërhoq nga drafti fillestar, pasi u bind për dëmet që do të shkaktonte te ky sektor.

Vendosja e tarifave të reja shtesë ndaj këtyre operatorëve duket se do të jetë beteja e radhës. Kjo, pasi Bashkia e Kukësit nuk është e vetmja që ka nisur të vendosë taksa ndaj tyre.

Edhe Bashkia e Librazhdit ka miratuar një taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore, edhe pse në raport me atë të Kukësit duket shumë herë më e arsyeshme.

HEC-et që operojnë në territorin e saj do të duhet të paguajnë 50,000 lekë në vit për çdo MW të instaluar.

Read More
AREA
Tetor 14, 2019by AREA0 Comments

Importi për tetorin, oshee blen 12 milionë euro energji

bursa

Situata e vështirë hidrike ka detyruar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që shumicën e energjisë gjatë këtij viti ta sigurojë në tregun e lirë përmes importeve. Së fundmi OSHEE njoftoi se ka mbyllur procedurën e radhës duke siguruar furnizimin e konsumatorëve fundorë edhe për muajin tetor. Në tenderin e realizuar së fundmi OSHEE njoftoi se do të shpenzojë rreth 12 milionë euro që do të shkojnë për të mbuluar nevojën për energji dhe procedura përfshinte blerjen në dy profile.

“Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për çdo profil është si me poshtë: Profil: Loti 1, 148,800.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 10,700,282.40 Euro, me një çmim mesatar prej 71.91 Euro/MWh. Profil: Loti 2, 16,000.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 1,257,569.60 Euro, me një çmim mesatar prej 78.60 Euro/MWh” thuhet në raportin final të procedurës.

Kjo është procedura e tretë që OSHEE zhvillon gjatë këtij muaji për të mbuluar konsumin në vend. më herët në datë 19 tetor OSHEE shpenzoi 1.3 milionë euro për blerjen e 19 mijë MWh me një çmim mesatar prej 76.99 euro/MWh.

Po kështu në javën  e dytë të shtatorit zhvilloi një tjetër procedurë për një sasi  31,680 MWh e konvertuar në vlerë monetare 2,1 Euro, me një çmim mesatar prej 69.11 Euro/MWh.

Pothuajse çdo muaj nga fillimi i vitit OSHEE ka pasur procedura të vazhdueshme për të siguruar energji në tregun e lirë duke qenë se Korporata Elektronenergjetike Shqiptare nuk ka pasur mundësi që të prodhojë por vetëm të bëjë optimizim të portofolit të saj.

KESH sipas kuadrit ligjor duhet t’i garantojë OSHEE-së sasinë e energjisë që është e nevojshme për të plotësuar furnizimin e konsumatorëve fundorë. Tepricat gjenerimi mund t’i shesë në treg të lirë me çmimin që përcaktohet nga kërkesë-oferta.

Monitor

Read More
AREA
Tetor 14, 2019by AREA0 Comments

Pagesat e rregullimit, ere ndryshon rregulloren

Të licencuarit në tregun e energjisë dhe atë të gazit do të duhet që brenda 31 janarit të paraqesin pranë Entit Rregullator të Energjisë pasqyrat financiare të vitit ushtrimor paraardhës ndërkohë që deri në 30 qershor duhet të jenë depozituar ato të audituara. Kjo kërkesë vjen në kushtet e pagesës së tarifave rregullatore që subjektet e licencuara bëjnë pranë ERE-s çdo vit. Në ndryshimet e fundit që i janë bërë rregullores për përcaktimin e pagesave të rregullimit për të licencuarit në tregun e energjisë nënvizohen pikërisht këto aspekte si dhe një seri pikash të tjera.

“Pagesat rregullatore do të llogariten bazuar në peshën specifike të aktivitetit Rregullator të ERE-s, për çdo vit ushtrimor, për të ngarkuarit me shërbimin publik të realizuara në vitin paraardhës nga aktiviteti i çdo të licencuari ndaj totalit të të ardhurave të sektorit të energjisë elektrike” thuhet në vendimin e fundit të ERE-s.

I njëjti sanksionon se për shoqëritë e licencuara në aktivitetin e prodhimit, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike që në vitin paraardhës nuk kanë pasur aktivitet, pagesa rregullatore do të jetë një shumë fikse prej 100 mijë lekësh.

Enti Rregullator i Energjisë nënvizon se në rastet kur nuk respektohet afati i dorëzimit të pasqyrave financiare në kohë nga ana e këtij institucioni mund të ndërmerren masa administrative sikurse parashikon legjislacioni në fuqi. Moskryerja e pagesës në kohë nga ana e të licencuarve për pagesat rregullatore përbën mjaftueshëm arsye që nga ana e ERE-s të nisë procedura për heqjen e licencës.

ERE është institucion i pavarur që rregullon tregun e energjisë në vend dhe buxheti i tij përbëhet ndër të tjera nga arkëtimet që kryhen nga subjektet e licencuara si pagesa rregullimi. Ndër vite ERE ka ngritur shqetësimin se një pjesë e subjekteve nuk paraqesin në kohë informacionet lidhur  me pasqyrat financiare duke u kthyer në problem lidhur me llogaritjen e tarifës së rregullimit ndërkohë që edhe tek pagesat ka pasur subjekte që vonojnë në shlyerjen e detyrimeve.

 Monitor,

Read More
pylon
AREA
Qershor 12, 2019by AREA0 Comments

Si do funksionojë bursa e energjisë

bursa

Kalimi në qeveri i vendimit “Për krijimin dhe përcaktimin e formës ligjore dhe të strukturës së pronësisë së kapitalit të operatorit të tregut” është vetëm një nga dy hapat e fundit që kanë mbetur për finalizimin e projektit. Enea Karakaçi, drejtor juridik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një intervistë për “Monitor”, sqaron se ky autoritet ka gati edhe vendimin e dytë, që është kusht për të vijuar me themelimin dhe operimin e Bursës.

Sipas tij, nëse në vendimin e parë u përcaktua struktura aksionere, në vendimin e dytë, që së shpejti do të dërgohet në ministritë e linjës për bashkërendim, përcaktohet mënyra sesi do të përzgjidhen bashkaksionerët. Procedura që do të ndiqet është ajo e hapur ndërkombëtare dhe interes mund të shprehin nga operatorët rajonalë të transmetimit tek institucionet financiare ndërkombëtare, gjithmonë duke respektuar kuotat maksimale të aksioneve që mund të ketë çdo operator.

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për operatorin e tregut që është një hap më tej drejt një burse funksionale. Çfarë parashikon ky vendim dhe çfarë do të thotë për projektin në tërësi?

Duhet të kuptojmë që ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen si rrjedhojë i një ndryshimi ligjor që u bë në vitin 2018 në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Në atë ligj u parashikua koncepti i operimit të tregut dhe koncepti i asaj që në këtë VKM quhet Bursa Shqiptare e Energjisë. Po të shohësh të zbardhur VKM, “Për krijimin e operatorit të tregut” (Bursa Shqiptare e Energjisë) përcaktohet që operatori i tregut është ai që bën operimin e tregut në avancë dhe tregut brenda së njëjtës ditë.

Po ashtu, brenda këtij ligji është parashikuar dhe parimi bazë, që ky operator tregu, do të funksionojë i kontrolluar nga OST dhe do të ketë brenda aksionerë të tjerë, që mund të jenë operatorë rajonalë të transmetimit, operatorë që kanë përvojë në funksionimin e tregjeve dhe shkëmbimit të tregjeve, operatorë me përvojë në tregtimin e energjisë elektrike, si dhe institucione financiare ndërkombëtare. Këtë parim vendoste edhe ligji “Për sektorin e energjisë”, kur u ndryshua në vitin 2018. Në këtë ligj u parashikuan që do të dilnin dy vendime të Këshillit të Ministrave.

I pari është ai që kaloi së fundmi në mbledhjen e qeverisë që përcakton krijimin e një shoqërie që kontrollohet nga OST, që ka një kapital fillestar minimal 250 milionë lekë dhe po ashtu përcakton kush mund të jetë aksioner i kësaj shoqërie, duke vendosur edhe kuotat minimale dhe ato maksimale, që mund të ketë secila palë. Qëllimi në vetvete është që të kemi një operator tregu (Bursë Shqiptare) që të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Si do të përzgjidhen aksionerët në Bursë, duke qenë se parashikohen disa kategori?

E para dhe kryesorja si palë është Operatori i Sistemit të Transmetimit që do të mbajë shumicën. Pjesë e bursës më pas mund të jenë operatorët e ngjashëm rajonalë të transmetimit. Këtu dua të sjell në vëmendje marrëveshjen e bashkëpunimit, e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me ministrinë korrespondente në Kosovë që përcakton hapat e përbashkët dhe qëllimet e përbashkëta për përfshirjen e KOSTT, pra operatorit të sistemit të transmetimit të Kosovës në Operatorin e Tregut dhe po ashtu në të ardhmen, edhe mundësinë për operatorët e tjerë rajonalë, por edhe gjithë kategoritë e tjera, le të themi, kanë kapacitete për ngritjen e skemës së bursës.

Mënyra sesi do të përzgjidhen këta operatorë do të rregullohet me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, që do të propozohet nga MIE dhe për të cilin ne jemi në hapat e fundit të hartimit dhe shumë shpejt do të nisim pjesën bashkërenduese me ministritë për ta kaluar më pas në Këshillin e Ministrave. Ky vendim do të përcaktojë procedurat sesi tani gjithë këta aksionerë që u përfshinë në vendimin e parë, do të përzgjidhen për të krijuar operatorin e tregut.

Çfarë hapash hedh OST pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë?

Vendimi e ka çuar procesin drejt bursës një hap më tej, ndërkohë që është e rëndësishme që të miratohet edhe vendimi i dytë që do të përcaktojë mënyrën sesi do të përzgjidhen aksionerët e tjerë. Sapo ky vendim të kalojë në Këshillin e Ministrave, do të zhvillohet një procedurë e hapur ndërkombëtare për përzgjedhjen e operatorëve potencialë, ku sigurisht do të merren për bazë përqindjet e aksioneve të përcaktuara në kuadrin ligjor. Këta aksionerë, së bashku, do të hartojnë aktin e themelimit, statutin e përbashkët dhe më pas do të bëjnë derdhjen e kapitalit në përputhje me përqindjen e aksioneve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Mund të na jepni disa detaje për modelin që do të ketë bursa. Ju jeni asistuar nga IFC dhe Nord Pool?

Operatori i tregut, sikurse përcaktohet në kuadrin ligjor, është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të organizuar, përmes platformës së tregut. Kjo platformë mund të operojë sipas parimit të ditës në avancë, pra gjithë mbyllja e operimeve bëhet një ditë përpara ose brenda së njëjtës ditë apo siç njihet “Intraday”. Operatori i tregut do të jetë përgjegjës për kryerjen e të gjithë aktiviteteve që lidhen me kompensimin financiar, pra clearing mes shkëmbimeve të energjisë, si dhe çdo aktivitet tjetër i lidhur me shkëmbimin e energjisë mes palëve. Ky operator, pra bursa, do të jetë përgjegjës për të gjitha elementet e shkëmbimit energjetik të flukseve por edhe pagesave financiare.

Sigurisht ju e dini që në këtë proces, ne jemi asistuar nga IFC, bashkë me konsulentët e saj lokalë dhe ndërkombëtarë që ka qenë Nord Pool. Ne kemi pasur në të gjithë këtë proces edhe bashkëpunimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Pala shqiptare, në këtë rast OST së bashku me Nord Pool, kanë ndërtuar një model biznesi për atë çfarë konceptohet të jetë Bursa Shqiptare e Energjisë që do të zërë vend në vijim.

Po lidhur me burimet njerëzore, a i ka OST kapacitetet për të nisur operimin e kësaj strukture të re?

Ky proces ka nisur prej kohësh dhe ka ardhur në mënyrë graduale, çka do të thotë se dihej që Operatori i Sistemit të Transmetimit do të kryente këtë lloj funksioni. Për këtë arsye ka pasur vazhdimisht angazhim te burimet njerëzore edhe për këtë aspekt, pra për Bursën. Por përtej kësaj, një ndër arsyet kryesore pse parashikohet përfshirja e operatorëve të tjerë me përvojë ndërkombëtare si bashkaksionarë në bursë është që struktura të konsolidohet edhe më tej, si efekt i prezencës së tyre. Disa palë, që kanë njohuri mbi tregjet e shkëmbimit të energjisë, krijojnë mundësinë e rritjes së kapaciteteve edhe më tej drejt një strukture të besueshme në treg, për të ushtruar funksionet që i janë ngarkuar me ligj.

Kur parashikohet se mund të kemi një bursë operacionale, pra që të kryejë transaksione?

Ne po tentojmë që çdo proces i lidhur me Bursën të mbyllet sa më shpejt. Aktualisht me rëndësi është miratimi i vendimit të dytë në Këshillin e Ministrave. Nëse vendimi i parë përcaktonte strukturën dhe parimin e përgjithshëm të strukturës aksionare, VKM e dytë bën të ditur si këta aksionerë do të përthithen dhe me këtë i hapet rrugë procedurës së ndërkombëtare për përzgjedhjen. Për momentin nuk mund të themi një afat të saktë se kur nis funksionimi, por gjithçka po mundohemi ta bëjmë sa më shpejt për ta finalizuar si projekt.

Monitor,  08.06.2019

Read More
AREA
Mars 19, 2019by AREA0 Comments

Mbledhja e asamblesë së shoqatës area 19 mars 2019

20190319_111805

Në datë 19 Mars ora 10:00 në Hotel Rogner u zhvillua Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e shoqatës AREA. Në këtë mbledhje u evidentuan drejtimet kryesore të punëve dhe problematikave që shoqata ndoqi gjatë viteve 2018–2019 në bashkëpunim dhe me institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si MIE, ERE, OSHË, Sekretariati i Energjisë në Vienë, etj, ndër të cilat përmendim kryesisht:

  • Zbatimin e Vendimit të Gjykatës së Lartë, datë 13.06.2017.
  • Problematikat e ndërprerjes së aksesit në rrjet përgjatë vitit 2018.
  • Diskutime mbi kërkesën e OSHEE-së për tu pajisur me Kontratë për Furnizim me energji elektrike për nevojat e vetjake. 
  • Reagimi dhe qëndrimi mbi deklaratën për shtyp të dhënë nga Ministrja e MIE, Znj. Belinda Balluku të datës 24 Janar 2018.

Pas diskutimeve mes anëtarëve të Asamblesë, shoqata emëroi Anëtarët e Bordit Drejtues, miratoi disa ndryshime në statutin e shoqatës dhe vendosi objektivat e vitit 2019.


Anëtarët e Bordit Drejtues:

ANITA SHUSHKU                    WENERG SHA

REOLAND JEGENI                   HEC VLUSHE SHPK

SOKOL MEQEMEJA                 ENERGY PARTNERS AL, ENERGY PLUS

GEZIM KOKA                            ALBANIAN & BALKAN GRËN ENERGY

PËLLUMB BETA                      ALB ENERGY SHPK

BARDHYL MUCEKU               PRELL ENERGY SHPK

VIKTOR QYLAFI                      FAVINA 1 SHPK

GUXIM BYBERI                         ERDAT LURA & GJOSPA POWER SHPK

SIMON LALA                          SHUTINA ENERGJI SHPK


OBJEKTIVAT E SHOQATËS PËR 2019 KRYESISHT:

-Ndjekjen e cështjeve me rëndësi për projektet koncesionare.

-Lobimin dhe zgjerimin e aktivitetit me qëllim promovimin e shoqatës.

-Ndjekjen e çdo procedure administrative dhe/apo gjyqësore ku ajo mund të jetë palë.

-Etj.

Read More
Dam srinakarin power plant in mountain
AREA
Mars 2, 2019by AREA0 Comments

Energjia elektrike nga hec, rol kyç në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Toba_Montrose_Run_of_River_Hydro_Power_Plant_Intake

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ekonomive të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”.

Sipas Jesus Lavina, kreu i sektorit të Qendrës për Ekspertizë Tematike në ndërlidhje, Mjedis dhe Zhvillim Rajonal pranë Komisionit Europian, rezistenca ndaj zhvillimit të projekteve hidrike të energjisë duhet të marrë parasysh edhe nevojën që ka rajoni për energji elektrike, si një mjet për të mbështetur ekonominë. Sipas tij, kjo formë e energjisë, së bashku me energjitë e tjera të rinovueshme janë alternativat e duhura përballë centraleve që krijojnë ndotje.

Kërkesa për të ngritur kapacitete të reja prodhuese është emergjente për të përballuar kërkesën në rritje për energji, por po ashtu thelbësore është krijimi i një strategjie të qartë për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komuniteteve në dialog.

Këto janë mesazhet kryesore që dolën nga një takim të zhvilluar në Parlamentin Europian mbi Hidrocentralet në Shqipëri dhe Ballkan.

“Situata është kjo. Kërkesa për energji në Ballkan është e lidhur me rritjen ekonomike dhe me plot gjasa, sasia e energjisë së ofruar tani nuk do të jetë e mjaftueshme për të ardhmen. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”, u shpreh Lavina.

Argumenti i kontributit në ekonomi mbështetet edhe nga rasti i Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike mbajti peshën kryesore në rritjen ekonomike prej 4.3% të vendit gjatë 9-mujorit të vitit 2018, duke e rritur ekonominë shqiptare me ritmin më të lartë në rajon.

INSTAT ka publikuar së fundmi gjithashtu të dhënat e prodhimit të energjisë në vend, ku prodhuesit nga HEC-et privatë zënë tashmë 1/3 e prodhimit në shkallë vendi, që i mundësoi Shqipërisëtë plotësojë kërkesat e konsumatorëve për energji dhe të realizojë një bilanc të konsiderueshëm pozitiv mes importit dhe eksportit të energjisë elektrike.

Sipas diplomatit të Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Adrian Mara, nevoja për impiante të reja të prodhimit të energjisëështë emergjente përballë vjetërsisë dhe mungesës së investimit në strukturat ekzistuese publike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë burime të larta ujore, që llogariten në rreth 10600 metra kub për person, që është dyfishi i mesatares europiane. Rreth 90% e kapacitetit të instaluar hidrik të rajonit është ndërtuar para vitit 1990 dhe disa madje para vitit 1955. Me këtë infrastrukturë që po vjetërohet dhe është e rrezikuar pas vitesh të tëra të nëninvestuara, ka një nevojë për studime se si të veprohet, për të shpëtuar kontributin aktual që energjia hidrike jep në rajon. Duke marrë parasysh kapacitetin e limituar që mund të arrihet duke përmirësuar strukturat ekzistuese dhe për të përmbushur kërkesat në rritje për energji, duhet të zhvillohen burime të reja përgjatë rajonit. Madje ka një konsensus shkencor që Ballkani Perëndimor ka nevojë për të dyja, si burime të reja energjie, po ashtu edhe një strategji për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë hidrike, për të qenë miqësore me mjedisin”, deklaroi Mara.

Në 10 vitet e fundit, kapaciteti prodhues i vendit është rritur me 35%, pas vendosjes në punë të 93 hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, që i përkasin 73 kontratave koncesionare. Megjithatë, mbi 65% e kontratave të lidhura për ndërtimin e HEC-eve nuk janë ende operative për arsye të ndryshme, çka ka shtyrë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të nisë një proces masiv rishikimi.

Propozimet për të zgjidhur këto problematika të hasura kanë ardhur nga shumë grupe interesi e shoqata, por edhe përmes përpjekjeve të strukturave europiane.

“Ne kemi bërë një studim të sektorit të energjisë, pas kërkesës së vendeve të Ballkanit, për të hartuar një strategji për zhvillimin e këtij sektori. Dolëm me disa parime thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë hidrike, që përfshijnë disponueshmërinë e ujit, impaktin e ndryshimit klimatik, angazhimin e komuniteteve lokale, analizimin e saktë tëndikimit mjedisor dh social, si dhe planifikimin e gjerë, përmes direktivave dhe planeve për menaxhimin e lumenjve, jo për 2500 projekte hidrocentralesh të vogla një më një, por duhet të kemi një përqasje më të përgjithshme.Qëndrimi ynë për HEC-et e vegjël është i qartë. Në qendërduhet të jetë konsultimi me komunitetet lokale. Edhe sipërmarrjet duhet të përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe të dëgjojnë zërin e komuniteteve lokale. Mendoj se problemi është përtej energjisë hidrike. Në fund duhet të jetë një vendim sovran i vendeve, që duhet të jetë mbi bazën e të dhënave“, deklaroi Jesus Lavina.

Mbi këto rekomandime bazohet edhe platforma e KonfindustrisëShqiptare për përballjen me problematikat mjedisore të ndërtimit të HEC-eve në realitetin e Shqipërisë. Ky draft u prezantua në takim nga kreu i saj, Gjergj Buxhuku i cili vuri theksin ne veprimet e menjëhershme dhe masat afatgjata që propozon platforma, si kontrollin e përhershëm profesional nga agjencitë shtetërore të zbatimit të kushteve të gjithë kontratave koncesionare në zbatim ku ka filluar investimi fizik në terren dhe pasqyrimin në një sistem publik baze të dhënash/data base, përmirësimi i legjislacionit mjedisor në fuqi, eliminimin e ofertave të pakërkuara, ndërtimin e planeve urbanistike sipas standardeve ndërkombëtare për të gjithë zonat e mbrojtura dhe ato me potencial zhvillimi turistik, krijimin e një ministrie të posaçme për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe optimizmin e fushatave ndërgjegjësuese.

Opinioni i përbashkët i të gjithë folësve në panelet ishte fakti se duhet të fuqizohet roli i konsultimit publik, në mënyrë që të dëgjohen problematikat e komuniteteve ku shtrihen projektet e energjisë hidrike.

Read More
AREA
Shkurt 25, 2019by AREA0 Comments

Ministrja balluku me përfaqësuesit e AREA

M

takimi1

inistrja Balluku me përfaqësuesit e AREA, Shoqata Shqiptare e Energjisë⚡ së Rinovueshme.
🔸 Kontrolli i përputhshmërisë ligjore në zbatimin e kontratave të HEC-eve, proces i rëndësishëm dhe i pakthyeshëm i cili do të kthehet në favor të këtij sektori, pasi subjektet, që kanë investuar dhe u janë përmbajtur kontratave nuk do të cënohen dhe për më tepër do të mbështeten në kryerjen e aktivitetit të tyre
MIE gëzon të drejtën ligjore, si autoriteti kontraktues, që të monitorojë zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura përsa i përket zbatimit të afateve kontraktore, zbatimit të projektit, respektimit të kushteve mjedisore, kapacitetit prodhues si dhe çdo detyrimi tjetër kontraktor.

Read More
AREA
Shkurt 12, 2019by AREA0 Comments

Deklaratë për shtyp “AREA”

Picture1

Tirane, 28.01.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme “AREA”, e krijuar nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme që operojnë në Shqipëri nëpërmjet koncesioneve për projektimin, ndertimin, prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike nga impiante që përdorin burimet e rinovueshme, kërkon të konstatojë dhe të sjellë në vëmendje Deklaratën për shtyp të datës 24 Janar 2018, të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku në lidhje me  “Skanimin e të gjitha Kontratave Koncesionare të dhëna nga Institucioni dhe ngrirjen e kontratave jo operative deri në përfundim të këtij procesi kontrolli”.

Shoqata shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për komunikime të tilla nga Qeveria Shqiptare në lidhje me investimet koncesionare në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Kontratat Koncesionare janë të gjitha të lidhura me shtetin shqiptar nën frymën e partneritetit publik-privat dhe sipas këtyre kontratave të nënshkruara, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është partneri dhe garanti kryesor për zbatueshmërinë e tyre.

Qeveria shqiptare jo vetëm në fillim të nënshkrimit të këtyre kontratave koncesionare, por edhe më vonë gjatë operimit të tyre, nën frymën e direktivave të Komunitetit Evropian ka mbështetur dhe duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e këtyre projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme.

Kontratat Koncesionare janë bazuar në ligjin shqiptar dhe janë koherente dhe në përputhje me të gjitha direktivat e Komunitetit Evropian, i cili promovon fuqishëm prodhimin e energjisë nga Burimet e Rinovueshme. Në këtë kuadër, të tilla deklarata nga MIE janë pengesë në zhvillimin dhe ecurinë e këtyre veprave në vendin tonë, që mbi të gjitha përbëjnë vlera kombëtare.

Këto lloj qëndrimesh dhe deklaratash kundrejt investimeve koncesionare në fushën e energjisë së burimeve të rinovueshme, krijojnë baza për të cënuar sigurinë juridike të Koncesionarëve, projekte me investitorë vendas dhe të huaj, prishin stabilitetin e atyre që janë në prodhim dhe krijojnë një frymë mosbesimi për investimet e ardhshme në këtë fushë.

Kërkojmë të sjellim në vëmendje të qeverisë, shtetit ligjor dhe opinionit publik shqiptar e të huaj se investimet në hidrocentrale duke qenë vepra të një rëndësie të vecantë dhe me interes publik duhet të mbrohen dhe të jenë nën kujdesin e vecantë të qeverisë.

Read More
Mockup 3d logo facade sign standing in front of modern building
AREA
Mars 14, 2018by AREA0 Comments

Mbledhja e asamblesë së shoqatës AREA 1 mars 2018

Picture1

Në datë 1 Mars, ora 10:00 paradite, në Hotel Rogner u zhvillua Mbledhja e Asamblesë e anëtarëve të shoqatës AREA. Kjo mbledhje erdhi pas një periudhe me ndryshime të rëndësishme në sektorin energjitik në përgjithësi, të cilat përbënin dhe diskutimet kryesore të kësaj mbledhje. U evidentuan drejtimet kryesore të punës së deri tanishme të shoqatës kryesisht:

  • Së pari, u ndryshua dhe u miratua sipas vendimit të ERE-s nr. 101, datë 23.06.2016 drafti i kontratës së re për shiblerjen  e energjisë elektrike ndërmjet OSHË dhe Prodhueseve me Përparësi të energjisë elektrike e cila u nënshkrua nga subjektet përkatëse, ku në përmbajtjen e saj u reflektuan të gjitha ndryshimet që garantonin dhe mbronin të drejtat dhe interesa e ligjshme të investimeve koncesionare ekzistuese.
  • Së dyti, me miratimin e ligjit të ri nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, u arrit  shtimi i nenit 22 me rëndësi të veçantë për prodhuesit ekzistues, i cili për herë të parë parashikon vendosjen e një cmimi dysheme në shitblerjen e energjisë    elektrike nga prodhuesit më përparësi.
  • Së treti, në lidhje me metodologjinë e përcaktimit të cmimit të energjisë, u punua në mënyrë sistematike dhe pati angazhime maksimale për arritjen e një metodologjie të propozuar nga Bordi i shoqatës me qëllim arritjen e një çmimi në nivelin e duhur dhe stabël.
  • Së katërti, shoqata AREA pasi u vu në dijeni për vendimet me nr. 143 dhe 144, dt.26.12.2014 të ERE-s, ndoqi rrugët ligjore administrative dhe gjyqësore për shpalljen e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e tyre. Gjykata e Larte vendosi me vendimin e datës 13.06.2017 “Ndryshimin plotësisht të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duke vendosur pranimin e plotë të kërkesës sonë dhe shfuqëzimin plotësisht të Vendimeve Nr. 143 dhe 144, datë 26.12.2014 të ERE-s”.

Mbledhjen e Asamblesë së AREA-s e përshendeti Znj. Marinela Jazoj Drejtor Ekzekutiv i FIAA-s gjithashtu dhe konsulle nderi për Norvegjinë. Gjatë tre viteve të fundit AREA dhe FIAA kanë bashkëpunuar ngushtësisht, duke krijuar grupe të përbashkëta negocimi dhe përfaqësimi në përpjekjet për përmirsimin e kuadrit ligjor që prek prodhuesit e energjive të rinovueshme. Z. Lorenc Gordani ekspert tashmë i njohur në fushën e energjisë prezantoi një studim “Menaxhimi i Rreziqeve të Koncensioneve në Hidroenergjitike”

Pas diskutimeve mes anëtarëve të Asamblesë, shoqata emëroi Anëtarët e Bordit Drejtues dhe objektivat e vitit 2018.


Anëtarët e Bordit Drejtues:

  • ANITA SHUSHKU                          WENERG SHA
  • REOLAND JEGENI                        HEC VLUSHE SHPK
  • SOKOL MEQEMEJA                      ENERGY PARTNERS AL, ENERGY PLUS
  • GIORDANO GORINI                      ALBANIAN & BALKAN GREEN ENERGY
  • PËLLUMB BETA                             ALB ENERGY SHPK
  • BARDHYL MUCEKU                      PRELL ENERGY SHPK
  • KRISTO NAÇI                                   ENERGO – SAS SHPK,  HIDRO BORSH SHPK
  • FATMIR HOXHA                             HYDRO POWER PLANT OF KORCA SHPK
  • VIKTOR QYLAFI                              FAVINA 1 SHPK
  • GUXIM BYBERI                               ERDAT LURA & GJOSPA POWER SHPK
  • ANASTAS RISKA                              PROJEKSION ENERGJI SHA, STAR ENERGY SHPK

OBJEKTIVAT E SHOQATËS PËR 2018

  1. Lobimi, zgjerimi dhe promovimi i aktivitetit të shoqatës në përgjithësi në lidhje me ndryshimet ligjore me fokus në përmirësimin e çmimit të shitjes së energjisë; ndryshime të ligjit për konçesionet, bursa e energjisë, etj.
  2. Përpjekje maksimale për shtimin e anëtarësimeve të reja.
  3. Ndjekjen e çdo proçedure administrative dhe/apo gjyqësore.
  4. Pjesmarrje në evente brenda dhe jashtë vendit për interesat që shoqata përfaqëson.
  5. Mbajtjen me rigorozitet, saktësi dhe transparencë të gjendjes financiare të saj.

Informimi në kohë i Bordit Drejtues dhe anëtarëve të saj.

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5

Copyright © 2020 iRecco by WebGeniusLab. All Rights Reserved

Top