AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

AREA

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
AREA
Home Archive by Category "AREA"

Category: AREA

Read More
AREA
Prill 11, 2023by AREA0 Comments

Njoftim per zhvillimin e Mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Shoqates AREA – 20 Prill 2023

Te nderuar anetare te shoqates AREA!

Ju njoftojme se ne daten 20 Prill 2023, diten e Enjte, ora 11:00 do te zhvillohet Mbledhja e Asamblese se Pergjithshme e shoqates AREA, prane ambjenteve te Hotel Rogner.

Ne kushtet e problematikave aktuale eshte shume e rendesishme pjesemarrja aktive e secilit prej jush.

Ju lutemi, te dergoni konfirmimin tuaj brenda dates 10 Prill 2022 per pjesemarrjen tuaj ne kete Mbledhje, me qellim qe te kemi mundesi ta organizojme ne menyren e duhur.

Bashkangjitur do te gjeni Rendin e Dites dhe ne nje moment te dyte do t’ju veme ne dispozicion te gjithe materialin e nevojshem.

SHENIM: Pavaresisht se Mbledhja e Asamblese se Pergjithshme zhvillohet kryesisht me anetaret e shoqates, jane te ftuar te gjithe prodhuesit e energjise te cilet e konsiderojne me interes te jene pjese e kesaj mbledhje.

Per cdo informacion te metejshem mos hezitoni te na kontaktoni!

Me respekt,

Marsida MERXHUSHI
Office Manager

AREA

Albanian Renewable Energy Association
Rruga e Elbasanit,
Vila Nr.71
Tirana, Albania
mobile: +355 (0)68 60 61 210
tel: +355 (04) 22 356 34

e-mail: info@areasso.org
website: www.areasso.org

Read More
AREA
Prill 11, 2023by AREA0 Comments

Renewable Energy Sources (RES) In Albania 20072022

REGIONAL MARKET PROSPECT ON RESPONSE FOR ENERGY SECURITY AND SUSTAINABILITY

Energy Challenges Towards Transition and Stability Conference

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

Shkodër/ 15 banesa në ujë, rruga e Obotit e pakalueshme! 10 fshatra pa energji elektrike

15 banesa janë aktualisht në ujë në Shkodër, pas reshjve të dendura, ndërsa 10 fshatra janë pa energji elektrike.

Bashkia Shkodër

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.10, ka rritje me 5 cm me oren 18.00 të një dite më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit shënon 8.55 m, ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të një dite më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m. Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është1400 Ha, e pandryshuar me një ditë më parë. Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 75 cm, e pa ndryshuar me një ditë më parë. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmerisë se lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm.

Bashkia Vau Dejës

Reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e Njësive Administrative Shllak dhe Temal. Në 10 fshatra të Njësisë Administrative Temal nuk ka energji elektrike, si dhe në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Shllak .Rrjeti elektrik është i amortizuar dhe shumë i vështirë për t’u riparuar. Rrugët komunale janë të bllokuara.

Bashkia Malësi e Madhe

Në territorin e bashkisë ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Kelmend dhe Shkrel. Akset rrugore janë të hapura. Në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qetë.

Autoriteti Verior Rrugor

Aksi H.Hotit-Tamarë nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal. Aksi Tamarë-Vermosh është i hapur në dy korsi. Qarkullimi kryhet me goma dimërore, rekomandohen të kenë zinxhirë me vete për disa segmente me pjerrësi të madhe. Në aksin Bogë-Theth është funksional segmenti Boge-Qafë Thore. Me rënien e temperaturave po punohet për hapjen e segmentit rrugor në Qafë Thore.

Top Channel

Shkodër/ 15 banesa në ujë, rruga e Obotit e pakalueshme! 10 fshatra pa energji elektrike

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

Lezhë/ Rrjeti i amortizuar lë pa energji disa fshatra, banorët: Ndërprerjet po na djegin elektroshtëpiaket

Banorët e fshatrave Barbullojë dhe Rrilë në Lezhë shumicën e kohës e kalojnë në erresirë. Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në problem shqetësues në këto zona, kryesisht gjatë stines së dimrit. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash. Banorët thonë se janë paguesë të rregullt të enegjisë elektrike, ndërsa investimet në rrjet kanë munguar në këtë zonë. Sipas banorëve luhatjet e energjisë ju kanë sjell shpesh dhe dëtimin e paisjeve elektroshtopiake dhe askush nuk është përgjigjur për dëmet e shkaktuara.

E kontaktuar për këtë çështje OSHEE sqaron se ka kryer vazhdimisht procesin e mirembajtjes se rrjetit, si linjat e tensionit të mesem, ashtu dhe në tension të ulët, përfshi edhe kabinat.

Zgjidhja përfundimtarë është zhvillimi i rrjetit duke investuar, për të cilën OSHEE është duke punuar për projektin. Pasi është fuqizuar nënstacioni Lezhë, sipas radhës dhe mundësisë do të investohen edhe në zona të tjera të këtij qarku.

https://shqiptarja.com/lajm/lezhe-rrjeti-i-amortizuar-le-pa-energji-disa-fshatra-banoret-nderprerjet-po-na-djegin-elektroshtepiaket

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

20 per qind e energjise humb ne rrjet, 70 per qind pasoje e rrjetit te amortizuar

Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale.

Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsderatë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energjisë deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.

Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhëshëm.

Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%./Burimi: Scan

https://acp.al/news/16789/20-per-qind-e-energjise-humb-ne-rrjet,-70-per-qind-pasoje-e-rrjetit-te-amortizuar/

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

20.4% e energjisë humb në rrjet – 8-mujori/ 70% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 30% për shkak të vjedhjeve

Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale. Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsderatë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energjisë deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.

Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhëshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.

Ola Mitre / SCAN

https://scantv.al/20-4-e-energjise-humb-ne-rrjet-8-mujori-70-e-totalit-si-pasoje-e-rrjetit-te-amortizuar-30-per-shkak-te-vjedhjeve/

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

Humbje të dhimbshme në rrjetin e energjisë elektrike

Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale. Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsideratë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energji  deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.

Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.

Humbje të dhimbshme në rrjetin e energjisë elektrike

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

Miliona euro humbje shtesë në rrjetin e energjisë elektrike

Në tremujorin e parë të vitit 2020, humbjet e energjisë elektrike në rrjet u rritën në 27%, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Sipas të dhënave, rritja i dedikohet humbjeve teknike, duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e reformës së sektorit të nisur pesë vite më parë nga qeveria aktuale.

Logo e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Foto zyrtare

Sistemi elektroenergjetik shqiptar pësoi një rritje të konsiderueshme të humbjeve në rrjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke përmbysur një tendencë pozitive disavjeçare dhe duke ngritur pikëpyetje nëse reforma e shumëreklamuar dhe e dhunshme e qeverisë katër vjet më parë ka dalë me sukses apo po dështon.

Të dhënat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes ishin në tremujorin e parë 2020 sa 27% e energjisë së furnizuar ose 573 mijë megavatorë. Humbjet ishin 530 mijë megavatorë ose 22% e energjisë së hedhur në rrjet në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e humbjeve janë klasifikuar si humbje në rrjetin e shpërndarjes për shkaqe teknike ndërkohë që humbjet joteknike (e.g. energjia e vjedhur nga rrjeti) kanë pësuar rënie të konsiderueshme.

Shtesa prej 42 mijë megavatësh humbje në tremujorin e parë ka vlerë tregtare me cmim pakice prej afro 4.2 milionë eurosh.

Shqipëria ndërmorri një reformë në vitin 2015, në të cilën rriti çmimet e furnizimit për pjesën dërrmuese të konsumatorëve ndërsa hodhi policinë e shtetit për të arrestuar mijëra persona të dyshuar për vjedhje të energjisë, në një fushatë që mbipopulloi burgjet dhe la në errësirë mijëra familje që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë faturën e energjisë ose janë zënë në ngërçin e borxheve të mëdha shumëvjeçare që kanë akumuluar ndaj OSHEE-së. Humbjet u reduktuan nga 30% e energjisë së hedhur në rrjet në vitin 2015 në 21.7% në vitin 2019. Por plani i investimeve parashikonte që përgjatë kësaj periudhe, humbjet të reduktoheshin deri në 14% gjë që nuk ka ndodhur. Çdo 1% humbje në rrjet është e barabartë me afro 8 milionë euro energji me çmim pakice ndërsa të 22% të humbjeve të vitit 2019 kanë vlerë tregtare prej 170 milionë eurosh në vit.

Aktualisht reduktimi i humbjeve është më i mundshëm sa i përket humbjeve teknike të cilat përbëjnë 71% të të gjitha humbjeve.

Tremujori i parë i këtij viti përfshin pjesërisht edhe muajin Mars, kur një pjesë e kapaciteteve ekonomike të vendit nuk punoi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk duket të ketë shkaktuar ndonjë rënie të konsiderueshme në konsumin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, konsumi i familjeve u rrit me 3.3% ndërsa konsumi i bizneseve dhe institucioneve të tjera ra me 6.7%. Konsumi total i matur me fatura ra me 1.5%.

https://www.reporter.al/2020/05/22/miliona-euro-humbje-shtese-ne-rrjetin-e-energjise-elektrike/

Read More
AREA
Janar 25, 2023by AREA0 Comments

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri fryhet nga humbjet dhe koncesionet

Ka disa faktorë që përcaktojnë çmimin e energjisë elektrike që qytetarët dhe bizneset detyrohen të paguajnë në vende të ndryshme. Ky është një shpjegim i shkurtër për faktorët e kostove në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku duket se po përhap panik, jo shumë të arsyeshëm për një skenar apokaliptik, me çmime energjie prej 60 lekësh për kWh apo një botë të cilës i mungon furnizimi i rregullt me naftë. As Rama dhe as Balluku nuk kanë dhënë ndonjë burim informacioni se ku i mbështesin deklarata të tilla. Për këtë shkak, ndoshta ia vlen të shohim se si qëndron puna me kostot dhe çmimet e energjisë elektrike në kontinentin evropian dhe se çfarë e bën një vend të ketë çmim energjie më të lartë se sa një tjetër dhe se, çfarëdolloj krahasimi mes Shqipërisë dhe, fjala vjen, Italisë, nuk bën shumë sens.

Në gjysmën e parë të vitit 2021, familjet gjermane paguan 0.32 euro për kilovat-orë energji elektrike të konsumuar, duke qenë vendi me energjinë më të shtrenjtë në kontinent. Nga ana tjetër, familjet në Ukrainë paguan më pak se 0.05 euro për kWH. Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja e Bashkimit Evropian është 0.22 euro për kWh. [Link] Shqipëria nuk gjendet në këtë listë për shkak se “të dhënat mungojnë”, por çmimi aktualish i miratuar, 11.08 lekë për kWh, ose afërsisht 9 cent, e vë Shqipërinë diku në mes.

Po çfarë e shkakton diferencën e çmimit nga Ukraina në Gjermani?

Zakonisht kostot e sektorit të energjisë elektrike ndahen në tre hallka, prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja. Kostot e transmetimit dhe shpërndarjes janë në përgjithësi të përafërta ndërsa kostot e prodhimit janë më të larmishme. Prodhimi i energjisë elektrike kryhet nga burime të ndryshme, si qymyri, gazi, nafta, uji, dielli, era apo energjia biotermale.

Zakonisht kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e qymyrit është e ulët, por ndotja e shkaktuar nga qymyri është shumë e lartë, kështu që shtetet në përgjithësi janë përpjekur të pengojnë përdorimin e qymyrit duke rritur taksat mbi këtë lloj energjie. Burimi tjetër i lirë për prodhimin e energjisë elektrike është energjia bërthamore, e cila, përveçse është e lirë, nuk shkakton ndotje në emetim karboni. Problemi është se me këtë energji rreziku për aksidente është i lartë. Burimi tjetër i lirë i prodhimit janë hidrocentralet. Hidrocentralet kanë kosto të konsiderueshme ndërtimi por kosto operacionale minimale. P.sh., kostoja e energjisë së prodhuar në kaskadën e Drinit është afërsisht 1 lek për kWh. Problemi është që hidrocentralet nuk janë pa fund dhe në planet janë të pakta vendet që mund të mbështeten te hidroenergjia për mbulimin e një pjese domethënëse të konsumit. Brazili është një nga të paktat vende që është në gjendje të mbulojë afro 70% të konsumit me hidro, [link] por kjo shpjegohet me faktin që Brazili është vendi i Amazonës, lumit më të madh në planet.

Nafta dhe gazi janë burime më të shtrenja për prodhimin e energjisë elektrike, pasuar, deri së fundmi, nga era dhe dielli. Në Gjermani, një vend që prej dekadash tashmë ka qenë pararojë e promovimit të energjisë së gjelbër, konsumatorët paguajnë çmim të shtrenjtë me qëllim që të subvencionohet përmes një skeme të njohur si Feed-In, energjinë e rinovueshme të prodhuar kryesisht nga era. [link]

Gjermania ka aktualisht një çmim kaq të lartë të energjisë elektrike për shkak të politikave të ndërmarra më herët. Gjermanët kanë vendosur të fikin termocentralët bërthamorë në favor të energjisë së gjelbërt dhe gazit ndërsa shtrenjtimi i gazit gjatë këtij viti, ka shkaktuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në janar, gjermanët paguan 36 cent të euros për kWh, e barazvlefshme kjo me 44 lekë për kWh. Ndonëse ky është me të vërtetë një çmim shumë i lartë, duhet të kemi parasysh se shteti gjerman ka pasur mundësi të ndjekë politikat që ka ndjekur, (mbyllja e termocentraleve bërthamore dhe promovimi i energjisë së pastër), për shkak se Gjermania është një vend i pasur. Me pagë minimale prej 1584 eurosh në muaj, çmimi i energjisë elektrike në Gjermani është krahasimisht më i ulët në raport me të ardhurat, se sa në Shqipëri.

Në anën tjetër të grafikut, Ukraina, me çmim gati dy herë më të ulët se sa Shqipëria, dukshëm e realizon këtë duke u mbështetur te energjia bërthamore dhe te termocentralet e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, dy burime të lira, të cilat ky vend i ka, të parin, pra energjinë bërthamore, për shkak se qëlloi që Bashkimi Sovjetik ndërtoi termoncentrale bërthamore atje dhe së dyti, (termocentralet e qymyrit) sepse qëlloi që në territorin e këtij vendi ka qymyr. Ukraina realizon rreth 60% të prodhimit energjetik të vendit me centrale bërthamore. Ukraina duket se mban çmim kaq të ulët të energjisë elektrike dhe për një shkak tjetër: Si vendi më i varfër në Evropë, me pagë minimale 190 euro në muaj, Ukraina dukshëm nuk ka mundësi të ndjekë politika mjedisore dhe, as që të rrisë çmimin e energjisë për të mbuluar qoftë edhe kostot e prodhimit me qymyr apo me termocentrale bërthamore.

Jo energji për ngrohje

Kryeministri Edi Rama, i cili është angazhuar në një fushatë të pazakontë alarmiste në lidhje me mungesën e energjisë elektrike dhe furnizimit me naftë, paraqiti një faturë energjie elektrike në masën 600 euro të lëshuar në Itali. Një numër shqiptarësh me banim në Itali e kundërshtuan duke treguar faturat e tyre, në rendin e 30 apo 40 eurove në muaj. Ndërsa Rama e tregoi këtë si shembull se energjia elektrike në Itali është shumë e shtrenjtë dhe për rrjedhojë, shqiptarët nuk duhet të qahen, fakti është që në Itali, çmimi i energjisë elektrike vitin e kaluar ishte 22 cent të euros për kWh, shifër kjo shumë më e lartë se sa Shqipëria, 9 cent. Megjithatë, as në rastin e faturës 600 euro dhe as në rastin e faturës 30 euro, kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe, qoftë edhe për shkakun e thjeshtë se në Itali dhe në shumicën e vendeve evropiane, që nga vitet 1970, bota ka marrë masa për të kursyer energji. Një nga masat më popullore ka qenë zëvendësimi i energjisë elektrike si burim për ngrohje, gatim dhe për ujë të ngrohtë me gazin. Në Itali, një rrjet gazi me tubacione shkon në çdo shtëpi pasi gazi vjen, në pjesën më të madhe, nga Algjeria me tubacione nën Mesdhe. Ndërsa italianët heqin gatimin, ngrohjen dhe ujin e ngrohtë me gaz, përdorimi i energjisë elektrike mbetet vetëm për ndriçim, televizor apo kompjuter dhe lavatriçe. Nga të gjitha këto përdorime, vetëm lavatriçja është konsumator i konsiderueshëm i energjisë ndërkohë që poçat modernë për ndriçim apo televizorët e kompjuterat janë përdorues të sasive shumë të pakta të energjisë.

Arsyeja se pse vendet evropiane kanë zëvendësuar me gaz përdorimin e energjisë elektrike është se në këto vende, gazi digjet në termocentrale për të prodhuar energji elektrike, e cila nga ana e saj, mund të përdoret për ngrohje apo gatim. Për rrjedhojë, është më e arsyeshme që gazi të përdoret drejtpërsëdrejti për ngrohje a gatim pa u konvertuar fillimisht në energji elektrike. Kursimet janë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për faktin që gazi, duke u konvertuar në energji elektrike, humbet 30-40 për qind.

Por ka edhe vende të cilave kjo logjikë nuk u funksionon. Në Norvegji, një vend prodhues madhor i gazit në Evropë, gatimi kryhet me elektricitet, i cili sigurohet nga hidrocentralet e panumërt që gjenden në lumenjtë e shumtë të këtij vendi. Me një fjalë, Norvegjisë i leverdis më shumë të përdorë energji elektrike nga burime hidro dhe të eksportojë gaz se sa anasjelltas. Norvegjia është vendi më i pasur në Evropë për sa i përket burimeve ujore dhe siguron 90% të prodhimit elektrik me hidro. Norvegjia prodhon 136 TWh energji në vit. [link] Sa për krahasim, Shqipëria prodhoi vitin e kaluar 9 TWh, e gjitha nga hidrocentralet.

Llogaritë e thjeshta të Shqipërisë

Bota i kushtoi rëndësi të veçantë eficencës energjetike që nga kriza e naftës e viteve 1980. Kriza filloi në vitin 1973, kur një numër vendesh eksportuese të naftës në Lindjen e Mesme vendosën të mos i shesin naftë botës perëndimore, si sanksion ndaj mbështetjes që Perëndimi i dha shtetit të Izraelit. Pas kësaj kohe, qeveritë filluan t’i kushtojnë vëmendje disa treguesve, të tilla si eficenca energjetike (sa energji konsumohet nga një pajisje për të të dhënë një rezultat të caktuar) dhe intensiteti energjetik (sa energji harxhohet për një dollar vlerë të shtuar në ekonomi), e llogaritur kjo jo vetëm për një pajisje apo për një ekonomi, por e ndarë në sektorë të ndryshëm.

Fakti që qeveria shqiptare nuk mban llogari të tilla është një tregues më vete por ky është një diskutim tjetër.

Ajo që vlen në këtë rast është që në çastin që eficenca energjetike mori rëndësi, vendet filluan të llogarisin se kur është e mundshme dhe e arsyeshme që përdorimi i energjisë elektrike për gatim të zëvendësohet me gaz apo lokomotivat me naftë të zëvendësohen me lokomotiva me energji elektrike.

Llogaria e vetme e kësaj natyre në Shqipëri është bërë diku rreth vitit 2000, si pjesë e diskutimit të nevojës për të rritur çmimin e energjisë elekrike. Kjo ishte edhe koha kur në Shqipëri filloi të përdoret në një farë mase gazi i lëngshëm për ngrohje dhe për gatim.

Sa i përket të tjerave, asnjë lloj disktimi nuk duket i nevojshëm. Shqipëria nuk ka qymyr dhe rrjedhimisht as energji elektrike ndotëse. Shqipëria është një vend tejet i vogël për të zhvilluar energji bërthamore. I vetmi burim i energjisë elektrike që përdor vendi janë hidrocentralet. Sa i përket energjisë fosile, Shqipëria importon rreth 630 mijë tonë nënprodukte nafte dhe eksporton rreth 400 mijë tonë naftë bruto.

Problemi është se lumenjtë nuk janë të pafundëm. Shfrytëzimi i tyre për energji elektrike nuk siguron të gjithë nevojat e vendit sot, ndërsa në të ardhmen, nëse ekonomia do të rritet, siç shpresohet, atëhere konsumi i energjisë do të duhet të rritet dhe shtesa do të duhet të mbulohet nga burime të tjera.

Prodhimi i hidroenergjisë në Shqipëri ndahet në dy kategori të mëdha: njëra është prodhimi shtetëror i realizuar në Kaskadën e Drinit dhe tjetra është prodhimi privat i energjisë në hidrocentrale me koncesion apo të privatizuara. Kostoja e energjisë së prodhuar në hidrocentralet publike, duke përfshirë edhe kostot e borxheve të vjetra është 2.3 lekë, por energjia e prodhuar nga sektori privat me kontrata koncesionare apo hidrocentrale të privatizuara është 8.6 lekë dhe ky çmim nuk varet nga kostot e prodhimit por nga kontratat e nënshkruara dhe rregulloret e vendosura nga qeveritë e ndryshme përgjatë 15 viteve të fundit. [link tarifat]

Mesatarisht gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka mbuluar 83% të konsumit të vet me prodhim të vetin. Nga prodhimi i vet, afro 60% e energjisë është realizuar nga Kaskada e Drinit, me kosto të ulët dhe 40% nga hidrocentralet private apo ato me koncesion, ku çmimi është më i lartë.

Pjesa e mbetur, rreth 17% mesatarisht përgjatë pesë viteve të fundit, duhet të mbulohet nga importi. Çmimi aktual i importit të energjisë elektrike, sipas të dhënave të KESH, është 213 euro për MW/h ose 21.3 cent të euros për kW/h. [Link] Rrjedhimisht, kostoja që qytetarët do të paguajnë për energjinë është mesatarja e ponderuar e këtyre tre çmimeve, plus kostot e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe, më e rëndësishmja, kostot e humbjeve të energjisë në rrjet. Ndërsa çmimi 213 euro për 17% të energjisë elektrike mund të mos duket si faktor veçanërisht i rëndë, duhet të kemi parasysh se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i luhatshëm. Deficiti mesatar shumëvjeçar është 17% por në një vit, prodhimi vendës mbuloi 112% të konsumit ndërsa në një vit tjetër, vetëm 61%. Me pak fjalë, nëse viti 2022 do të jetë një vit i keq për prodhimin e energjisë, shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë 30 apo 40% të energjisë së konsumuar me çmimin mbi 200 euro për MW/h. Nëse ndodh kështu, Shqipërisë do t’i duhet të importojë 2 apo 3 TW/h energji me një kosto totale prej 400-600 milionë eurosh. Kjo është një shifër e barabartë me të ardhurat totale të OSHEE-së përgjatë një viti. Në rast se deficiti do të jetë jo 40, por 20%, sërish kostoja shtesë do të jetë në rendin e 200 apo 300 milionë eurove ndërsa nëse shqiptarët do të kenë fat, atëhere mundet të mos kenë kosto shtesë.

Humbjet më shumë se sa deficiti

Shqipëria ka pasur një deficit mesatar vjetor prej afro 1.2 TW/h energji elektrike përgjatë pesë viteve të fundit, me luhatje nga 2.9 TW/h në vitin 2017 në plus 0.9 TW/h në vitin 2018. Por ndërkohë, humbjet e energjisë elektrike janë luhatur në 1.6-1.9 TW/h në vit, pra afërsisht 1.4 herë më të larta se sa deficiti. Shkaqet e humbjeve të energjisë elektrike në masën 20% e të gjithë energjisë së hedhur në rrjet janë një mister i vërtetë në Shqipëri. Nëpër botë, norma e zakonshme e humbjeve është 5% e energjisë së hedhur në rrjet. Zyrtarisht në Shqipëri dy të tretat e humbjeve  janë teknike, pra për shkak të pajisjeve të rrjetit dhe jo vjedhje. Normalisht që sipas axhendës së vetë qeverisë aktuale të tetë viteve të shkuara, investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë do të duhej të kishin sjellë reduktimin e humbjeve në 6% në vitin 2020, pra dy vjet më parë. Diferenca mes humbjeve në kuota normale 6% dhe asaj aktuale (13%) është e barabartë me 0.6 TW/h, për të cilat, shqiptarët do të duhet të paguajnë afro 126 milionë euro për t’i importuar.

Edhe në humbjet joteknike, pra vjedhjet, situata është e ngjashme. Kuota e pranueshme është 2%, shifër kjo e dhënë në Planin e Rimëkëmbjes [link], ndërkohë që aktualisht janë në masën 6.3%. Diferenca është e barabartë me 72 milionë euro me çmimet aktuale të importit. Me pak fjalë, shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë këtë vit gati 200 milionë euro për të zëvendësuar humbjet dhe vjedhjet në sektorin e energjisë.

Shënim: Konsumi i energjisë eletrike matet me vat në orë dhe me shumëfisha të saj, kilovat, megavat, gigavat apo teravat. Një poç eficient konsumon 6 vat në orë, ose afërsisht 0.07 lekë energji elektrike. Një kondicioner normal konsumon 1.5 kWh, me një kosto prej 16.6 lekësh në orë. Familjet shqiptare konsumuan sëbashku gjatë vitit të kaluar 3.1 miliardë kWh. Pjesa tjetër e ekonomisë, përfshirë institucionet publike dhe kompanitë private, konsumuan 3.54 miliardë kWh. Në rrjet u hodhën gjithsej 8.4 miliardë kWh, nga të cilat, 6.6 miliardë u faturuan dhe afërsisht 1.8 miliardë humbën.

https://www.reporter.al/2022/03/21/cmimi-i-energjise-elektrike-ne-shqiperi-fryet-nga-humbjet-dhe-koncesionet/

Read More
Kilowatt hour electric meter on white background. Isolated 3D il
AREA
Maj 20, 2020by AREA0 Comments

“U bë në fshehtësi”/ qeveria ul çmimin e energjisë për hec-et private, area: kjo lëvizje godet prodhuesit

vendim

Qeveria ka vendosur të ndryshojë formulën me të cilën iu blihet sot energjia prodhuesve me përparësi të energjisë, që janë HEC-et private. Me një vendim të kësaj jave është vendosur ulja e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në 1.20. Ky bonus është një nga tre elementët që përfshin formula e miratuar në vitin 2017 dhe e kundërshtuar gjerësisht në atë kohë nga investitorët pasi ulte në mënyrë të dukshme çmimin e rënë dakord në kontratat fillestare koncesionare të nënshkuara me shtetin shqiptar. E cilësuar si një formulë reale në atë kohë edhe pse e kundërshtuar gjerësisht çmimi vjetor i blerjes ka në bazë bursën hungarse HUPX DAM.

“Çmimi vjetor i blerjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX DAM), i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/këh x bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.30 x normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit” thuhet në vendimin e vitit 2017. Tashmë e njëjta formulë do të zbatohet duke aplikuar si bonus promovimi për burimet e rinovueshme në masën 1.2 që automatikisht ul çmimin vjetor final në çdo skenar.

Kjo është “thyerja” tretë që qeveria i bën kontratave të nëshkuara mes saj dhe palës private për projektet e hidrocentraleve.

Fillimisht në një përpjekje për të nxitur investimet në HEC-e qerveria Berisha në vitin 2007 do të miratonte si çmim vjetor të blerjes për këtë kategori HEC-sh një formulë që kishte në bazë çmimin e importit të vitit paradhës plus 10 për qind. Kjo sigurisht që rezulonte në një çmim joshës që shkonte mbi 9 lekë/kwh.

Në vitin 2014 qeveria e majtë duke anatemuar formulën e parardhëses nënvizonte se ishte e padrejtë që KESH të paguante energjinë në këto nivele. Për këtë u propozua në atë kohë çmimi mesatar vjetor i energjisë në bursën hungareze. Kur HEC-et ishin të lidhura në rrjetin e shpërndarjes merrnin një bonus 10 për qind. Kjo e çoi çmimin e energjisë në një luhatje mes 6-7.5 lekëve/kwh për disa vite derisa në vitin 2017 do të kishim një metodologji të re.

Vendimi i vitit 2017 parashikon gjithashtu në pikën 1 të tij se “metodologjia për llogaritjen e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi, përcaktohet në pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. Prodhuesit ekzistues me përparësi janë prodhuesit me përparësi, që, në bazë të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, janë pajisur me certifikatën e pranimit të veprës së centralit elektrik, brenda datës 31 dhjetor 2020”

Po kështu në pikën 2 shkronja ç vendos kufizime për çmimin minimal dhe maksimal.

“Niveli minimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i ulët se i çmimit të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë për vitin 2016 për këta prodhues.

  1. d) “Niveli maksimal i çmimit të llogaritur të blerjes së energjisë elektrike”, në çdo rast, nuk do të jetë më i lartë se 15% e çmimit të miratuar nga ERE për vitin 2016 për këta prodhues” thuhet në vendim.

Sipas të dhënave zyrtare sot  janë aktive 251 kontrata koncesionare me mbi 500 hidrocentrale në gjithë vendin.

AREA: Ndryshimi i metodologjisë godet prodhuesit e energjisë. U bë në fshehtësi

Pas vendimit të qeverisë Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA)  shprehet se vendimi i qeverisë është marrë në fshehtësi pa konsultime dhe se ai vë në rrezik planet e tyre të biznesit dhe marrdhënien me bankat.

“Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rivonueshme (AREA) e konsideron si goditjen e papritur të radhës ndaj prodhuesve të energjisë nga burime të rinovueshme Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimin e VKM nr. 687, date 13.5.2020 “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues”.

Ky vendim, që ul bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.30 në masën 1.20, është marrë në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa u bazuar në ndonjë studim që të justifikojë nevojën e ndërhyrjes në ndryshimin e metodologjisë.

Për më tepër, ai ndikon drejpërdrejtë qëndrueshmërinë financiare të investitorëve që po përballen me kushtet e thatesirës në dy vitet e fundit , dhe vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të shlyer detyrimet bankare të marra si kredi për të kryer investimet.

AREA, që përfaqëson prodhuesit e energjisë nga burime të rinovueshme, shqiptarë e të huaj, po kërkon informacion të detajuar nga organet shtetërore që e kanë iniciuar ndryshimin e metodogjisë, mbi arsyet dhe mbi faktin se përse ky ndryshim u bë pa u konsultuar më parë me grupet e interesit” thuhet në reagim.

Monitor,  15.02.2020

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5

Copyright © 2020 iRecco by WebGeniusLab. All Rights Reserved

Top