AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN

AREA

Type To Search

AREA

  • Home
  • About Us
  • News
  • Events
  • Laws
  • Members
  • Contacts
  • sqSQ
    • en_USEN
AREA
Home AREA Page 4

Category: AREA

Read More
Interior of Turbine generator in a big power plant. Hydroelectric power plant.
AREA
July 25, 2016by AREA0 Comments

Procedurat e dhënies se kocensioneve hidroenergjetike nga dr. Lorenc Gordani

slider1

Ministria përgjegjëse për energjinë është Autoriteti Kontraktues për të gjitha kocensionet e dhëna në sektorin e hidro-energjisë. Legjislacioni dhe rregulloret për kocensionet përcaktojnë parimet dhe procedurat për vlerësimin e mundësive të kocensionit në sektorin e hidroenergjisë dhe dhënies së këtyre kocensioneve. Sipas legjislacionit në fuqi, të gjitha kocensionet në Shqipëri jepen për një periudhë jo më të gjatë se 35 vjet.

Deri në maj 2013, ndërtimi dhe funksionimi i hidrocentraleve në Shqipëri rregullohej me Ligjin Nr. 9663, datë 18 dhjetor 2006 “Për Kocensionet” (“Ligji i Vjetër i Kocensioneve) dhe rregulloren shoqëruese “Rregullat e vlerësimit dhe të dhënies së kocensioneve” të miratuar me VKM Nr. 1701, datë 17 dhjetor 2012.

Dispozitat e rregullores së vjetër të kocensionit konstatojnë se kocensionet në hidro-energjitikë janë të organizuara në përputhje me modelin Ndërtim-Administrim-Transferim ose Build-Operate-Transfer (“BOT”). Sipas tij, operatori financon ndërtimin e hidrocentralit dhe merr përfitimet që rrjedhin nga funksionimi i tij. Shitja e energjisë së prodhuar nga Operatori garantohet përmes Marrëveshjeve së Blerjes së Energjisë Elektrike të nënshkruar midis Operatorit dhe Furnizuesit Publik me Shumicë të Energjisë me tarifa të rregulluara nga ERE sipas modelit “feed in”.

Në maj të vitit 2013 ligji dhe rregullorja e vjetër për kocensionin u zëvendësua me Ligjin nr. 123/2013 “Për kocensionet dhe Partneritetin Publik-Privat” (“Ligji për Kocensionet dhe PPP”) dhe Rregulloren shoqëruese “Për vlerësimin dhe dhënien e kocensioneve dhe partneritetit publik-privat” miratuara me VKM Nr. 575 datë 10 korrik 2013 (“Rregullorja e re e kocensioneve”). Në përpjekje për të harmonizuar ligjin me direktivën e BE-së 2004/18/EC, ligji dhe rregullorja e re paraqitën konceptin e Partneritetit Publik-Privat (PPP) dhe shtrirjen e të drejtave, përgjegjësive të secilës palë dhe shpërndarjen e riskut gjatë periudhës së kocensionit.

Sipas ligjit për Kocensionet dhe PPP, Partneriteti publik privat nënkupton një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit kontraktues (partnerit publik) dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë (partnerit privat), ku partneri privat merr përsipër detyrimin për të ofruar shërbime publike brenda fushës së kompetencave të partnerit publik dhe/ose detyrimin për t’i siguruar partnerit publik parakushtet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve publike. Në parakushtet e nevojshme përfshihet ndërtimi ose rinovimi i infrastrukturës publike dhe/ose operimi dhe mirëmbajtja e saj. Sipas përcaktimeve të kontratës, partneri privat shpërblehet nëpërmjet pagesave nga partneri publik dhe/ose pagesave nga përdoruesit e shërbimit publik të cilat rregullohen nga partneri publik.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë mund të identifikojë fushat për t’u dhënë me kocension nëpërmjet shqyrtimit të propozimeve të marra (ndryshe propozimet e pakërkuara) nga investitorët privatë apo institucione të tjera qeveritare dhe jo-qeveritare. Para se të njoftojë për mundësinë për kocension/PPP, MEI do të sigurohet mbi fizibilitetin teknik dhe ndikimin ekonomik, mjedisor dhe shoqëror të çdo marrëveshje, në përputhje me dispozitat e ligjislacionit në fuqi.

Në rastin e propozimeve të marra nga investitorët privatë, këta të fundit kryejnë një studim fizibiliteti i cili paraqitet në Projekt-Propozimin e dërguar MEI-t. Propozimi i dhënë për projektin i nënshtrohet një procesi të vlerësimit teknik në përputhje me VKM Nr. 191, datë 22 mars 2007 “Për vendosjen e oponencës teknike shtetërore për projektet e ndërtimit të HEC-ve me kocension”. Ky vlerësim kryhet nga grupi i ekspertëve të hidro-energjisë, gjeologjisë dhe mjedisit, të caktuar nga Ministri përgjegjës për ekonominë dhe miratuar nga AKBN në përputhje me Ligjin Nr. 8093, datë 1 mars 1996, “Për rezervat ujore” dhe Ligjit Nr. 8402, datë 10 shtator 1998 “Për kontrollin dhe rregullimin e punimeve të ndërtimit”.

Nëse projekt-propozimet e marra kthehen në mundësi kocensioni Ministria fton të gjithë aplikantët e interesuar në një procedurë tenderimi të publikuar me anë të një njoftimi të kontratës, në përputhje me Ligjin Nr. 9643, datë 20 nëntor 2006 “Mbi prokurimin publik” (“Ligji mbi prokurimin publik”). Me anë të vendimit nr. 130 që daton më 12 Mars 2014 Këshilli i Ministrave vendosi që prokurimi i kocensioneve, përfshirë pranimin e projekteve dhe komunikimin me operatorët do të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

Kocensionet jepen në përputhje me dispozitën e ligjit Nr. 9643, që daton më 20 Nëntor 2006, dhe e ndryshuar në ligjin “Mbi Prokurimin Publik”.  Sipas ligjit dhe rregullores së kocensionit çdo aplikant merr një trajtim të drejtë dhe jopreferencial, megjithatë neni 7 i ligjit të ri të kocensionit lejon që komisioni i prokurimit të caktojë një bonus deri në 10% të pikëve për propozuesin e projektit. Në rast se, kocensioni i caktohet një investitori të ndryshëm nga propozuesi fillestar, rregullorja e re e kocensionit parashikon kompensimin e propozuesit të projektit nga 0.5% deri në 2% të vlerës së kocensionit bazuar në shtrirjen e studimit të fizibilitetit të përfshirë në projekt-propozimin fillestar.

Çmimi i kontratës vlerësohet kundrejt: a) Advantazheve më të mëdha teknike dhe ekonomike siç vlerësohen nga Autoriteti Kontraktues, ose b) Tarifës më të lartë të kocensionit të ofruar për specifikimet teknike të kërkuara në njoftimin e kontratës. Operatori duhet të garantojë përmbushjen e detyrave të tij deri në 10% të vlerës së investimit, garanci e ekzekutueshme në rastet e zgjidhjes së kontratës apo shkeljes të kushteve kontraktuale.

For more visit the Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme – AREA Group in LinkedIn.

Read More
Customer service good cooperation, Consultation between a Busine
AREA
July 22, 2016by AREA0 Comments

Çështjet e (pa)sigurisë juridike te PPA-ve ne energjetikë!

area-giuridica Lorenc gordani

Koncepti i sigurisë juridike lidhet me shume te panjohura te cilat trajtohen gjate nga doktrina dhe jurisprudenca. Nga ana ligjore dhe rregullatore modeli dhe rregullat e tregut i referohen pjese se lire te marrëdhënieve kontraktore. Ne te kundër PVE-te përgjatë periudhës se vlefshmërisë se PPA-ve, janë subjekte te një regjimi te rregulluar, energjia e te cilëve merret nga blerësi (tashme ne baze te detyrimi te shërbimit publik) i cili bazuar ne nenin 14.7 te L. 138/2013 ka dhe barrën e mbulimit te disbalancave (kostoja e te cilave i njihet ne tarife nga ERE).

Lidhur me pasigurinë ligjore, vet ky kalim nga KESH ne OSHEE është bere ne shkelje te L. 43/2015, Neni 47 Detyrimet e shërbimit publik, parg. 1. “Këshilli i Ministrave, duke marrë në konsideratë interesin publik, përcakton kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, që lidhen me: […] dh) burimet e rinovueshme të energjisë;”. Dhe parg. 2. “ERE vendos ndaj një të licencuari, që ushtron aktivitet në sektorin e energjisë elektrike, detyrimin e shërbimit publik, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Çdo detyrim i shërbimit publik, i vendosur nga ERE, përfshihet në licencën e të licencuarit, duke ndjekur procedurën për dhënien e një licence të re ose procedurën për modifikim të një licence aktuale të të licencuarit”.

Tashme pas aprovimin nga KM me date 13.7.2016 te Modelit te Tregu Shqiptare i cili do behet premise për aprovimin nga ERE brenda një periudhe shume te shkurtër te Rregullave te Tregut te Energjisë Elektrike do te kemi një rishikim te ri te marrëdhënieve te aktoreve te tregut. Me tej ne situatën qe drafti i ri i BRE-se parashikon daljen ne treg duke zëvendësuar tarifave Feed-in me FiP (me ane te CfD) ne mënyre te shkallëzuar me vendim te këshillit te ministrave (neni 8.4) do gjendemi ne situatën e “tërheqjes” ne treg edhe para mbarimit te PPA pa asnjë regjim te garantuar te prodhuesve me përparësi.

Çështje te interesit te përgjithshme qe do te kërkonin një përcaktim specifike para rishikimit te çfarëdo kontrate janë çfarë do ndodhe me VKM-ne 244 (si model tranzitore) qe është baza e këtij ndryshimi? Shfuqizohet, humbet fuqinë për periudhën ne vazhdim?! Nëse po atëherë dhe ndryshimi (i kontratës) qe tani behet premise për një rishikim te ri brenda një periudhe shume te afërt.

Për me shume pse kontrata lidhet me OSHEE dhe jo OSSH-ne (siç e kërkon vet VKM-ja 244) kur nder te tjera brenda 31.12.2017 (madje kjo date është me 1 vit me shume se sa kërkuar nga paketa e trete rregullatore e energjisë se BE-se dhe për kete kundërshtuar nga ECS) sipas nenit 72.1 L. 43/2015 OSSH do duhet te ndahet nga çdo aktivitet tjetër qe nuk ka te bej me shpërndarjen. Pra shitblerjen për humbjet duhet te behën ne tregun parregulluar sipas ligjit 43/21015) dhe jo te rregulluar sipas VKM-se 244? Ku do te shkojnë PVE-te pas kësaj date: do te lidhin një kontrate te re me OSSH-ne? Si do te rregullohen çështjet financiare – juridike pendente me KESH-in ne vijim te vendimit 143 dhe 144 te 2014.

Duke proceduar vetëm për sa i takon problemeve te pasigurisë juridike lidhur me terminologjinë gjejmë se OSHEE “është personi juridik i licencuar përgjegjës për […] ne zbatim te nenit 11 pika 2 te VKM nr. 244 date 30.03.2016 “Për miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit te shërbimit publik, qe do te zbatohen ndaj te licencuarve ne sektorin e energjisë elektrike, te cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit transmetimi, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”. Pra askund ne përputhje me Ligji 43/2015 nuk thuhet qe është i licencuar për te blere energjinë. Detyrimi qe i vete referon VKM-se dhe qe mund te ndryshohet ne vazhdimësi me një tjetër VKM!

Prodhuesit me përparësi “janë prodhuesit e energjisë elektrike nga burime te rinovueshme te energjisë elektrike, sipas përcaktimeve te ligjit për energjitë e rinovueshme te energjisë elektrike”. Kjo është një ndërhyrje e re dhe problemi qe mund te sjelli është qe sa here qe do te ndërrohet ligji BRE-ve mund te ndërrohen edhe subjektet (kategoria) qe rregullohen nga PPA-te. Për kete del e nevojshme një parashikim me specifike ne kontratën koncesionare qe garanton shitblerjen e energjisë deri ne fund te kohës 15 vjeçare.

Një nen tjetër qe cenon sigurinë juridike është ai i konceptit te kontratës “kjo kontratë e nënshkruar për shitblerjen e Energjisë Elektrike, e lidhur midis Prodhuesit me përparësi te Energjisë (Shitësit) dhe OSHEE sh.a (Blerësit) si dhe çdo shtesë apo amendim që mund t`i bëhet asaj në të ardhmen”. Ne fakt ky përcaktim, hap mundësi për keq interpretime ne vazhdimësi mbi mundësinë e amendimeve për me tepër pa parashikuar nevojën e konsensusit te palëve.

Problem qe definitivisht thellohet tek baza ligjore e përdorur  e cila referon “Ligji nr. 43/2015 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, ligji 138/2013 “Për burimet e energjisë se rinovueshme”; ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Problemi është se këto kontrata lidhur mbi bazën e vetem 9072 dt. 22.05.2003 pasi ne atë moment nuk kishte një ligj për sektorin e energjive te rinovueshme, por tashme një referim i tille është ne shkelje me ligjin e sektorit te energjive te rinovueshme dhe hap rrugën e çfarëdo ndryshimi ne vazhdimësi siç përcaktohet nga neni 110 L. 43/2015)?

Problem qe transferohet direkt tek kostot e disbalancave qe do te mbulohen nga OSHEE-ja. Parg. 1 thotë “duhet te programoj” qe është e ndryshme nga dy te drejta te tjera (1) marrja/përthithja e te gjithë energjisë (2) dispecerimi prioritare si ne rastin e hedhje ne burse. Parg. 5 përsëri trajton marrjen e energjisë me “programim” qe do te thotë ne rast mospërputhje pagesa te disbalancave. Aspekte qe s’kanë qene kur u nënshkruan kontratat dhe u sanksionuan me nenin 14.7 i 138/2013 por me BRE e re ose me një VKM sipas nenit 99 te 43/2015 do te thotë rritje kostosh ne mbi rreth 20%. Duke qene tek KESH nuk kishte kosto dhe tek OSHEE ka kosto dhe nisur nga fakti qe L. 138/2013 do te zëvendësohet, kjo bene te nevojshëm një përcaktim eksplicite ne kontrate.

Ne përmbyllje te sa me sipër sjelle mund te themi qe parimi i sigurisë (në këtë rast ne investimet ne energjetikë) është një mete shume e vështirë për të arritur në vendet në zhvillim duke u lidhur pikërisht me atë që janë të ashtuquajturat rreziqet politike. Në rastin tonë, ku ky raport vazhdon të mbetet shumë i lartë, dhe bene te nevojshëm një kuadër rregullatorë te qarte qe parandalon (1) ndërhyrjet politike (2) dhe referimin e rrugëve gjyqësore. Sa me sipër kërkon sa me pare një ndryshim në qoftë se duam qe ato qe sot janë një thirrje për investime te reja te kthehen ne shanse te humbura edhe diatriba te mundësisë se fundit për mbrojtjen ato ekzistuese.

For more visit the Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme – AREA Group in LinkedIn

Read More
Burning flame and extinguished candle and power lines on background. Energy outage and blackout. Energy crisis. Price increase of electricity for home and industry.
AREA
July 12, 2016by AREA0 Comments

Parashikimi i detyrimit te shërbimit publik dhe shërbimit universal te furnizimit ne shqipëri nga dr. Lorenc gordani

price

Me botimin ne FLZ te Vendimit te Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.3.2016, aktivizohet edhe per sektorin energjetike shqiptare parashikimi i Detyrimit te Shërbimit Publik dhe Shërbimit Universal te Furnizimit ne Shqipëri. Nisur nga struktura gjithëpërfshirëse dhe e gjere e VKM-se nr. 244, datë 30.3.2016 qe bën te pamundur një komentim mbi secilin aspekt, këtu ne vijim me se shumti do bazohemi ne një komentim te shpejte te këtyre dy koncepteve thelbësore (PSO & USS).

Read More
AREA
July 12, 2016by AREA0 Comments

Shkeljet ligjore te ndryshimeve ne modelin e kontratës për shitblerje të energjisë elektrike ndërmjet Kesh dhe prodhuesve te vegjël te energjisë

Breach of PPA-s Lorenc Gordani

Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë një kontrate te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre, duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht më parë duke vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Ajo ka vendosur t’ua transferojë kontratat nga KESH në OSHEE dhe kostoja e këtij eksperimenti pritet të ketë pasoja të rënda. Vendimi krijon kushte pasigurie deri në rrezikun për falimentimin e këtyre prodhuesve vendas e të huaj që kanë investuar në Shqipëri qindra miliona euro.

Vendimi nr. 101, datë 23.06.2016 për kalimin e kontratave tek OSHEE është marrë në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi dhe cenon rëndë të drejtat e Prodhuesve të Vegjël të Energjisë, të parashikuara nga Ligji Nr. 138/2013 “Për Burimet e Energjisë së Rinovueshme” (“Ligji 138/2013”) dhe nga Kontratat Koncesionare mes të licencuarve për aktivitetin e prodhimit nga HEC-et deri në 15 MW dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (“MEI”) dhe Kontratat ndërmjet këtyre subjekteve dhe FPSH-se të nënshkruara rregullisht sipas ligjeve ne fuqi.

Paligjshmëria e Vendimit ERE 101/2016, bie ndesh me kuadrin normative dhe rregullatore, pasi përcaktimet e kontratave afatgjate te shitblerjes se energjisë (Power Purchase Agreement “PPA”) janë katërçipërisht kompetence dhe te rregulluara nga Neni 14 i Ligji 138/2013, e cila vjen ne zbatim te marrëveshjeve koncesionare te nënshkrua dhe sanksionuar me herët (pra përfaqëson një te drejte legjitime te njohur) me ane te kontratave te shitblerjes te energjisë.

Gjithashtu ne te kundër te asaj qe kërkohet DSHP-ja nuk është shoqëruar me përmbushjen e kërkesave te ligjit 43/2015 neni 47.2 edhe te vete VKM-se 244, neni 2.3, duke qene dhe ne pamundësi teknike te operatorit qe i është ngarkuar (OSSH) për tu bere ne te ardhmen. Siç dhe janë te pambështetura justifikimet e përshkruara në Vendimin e ERE-s mbi pretendimin e vendosjes se interesit publik, pasi nuk ka asnjë dobi qe merre konsumatori ose me gjere sistemi ekonomik por ne te kundër e gjitha pas sjell një kuadër pasigurish ligjore te lidhura ne zinxhirë, te cilat qe tani kane filluar te krijojnë një barre shtese për sistemin qe kurrsesi nuk mund te justifikojnë kete ndryshim.

Se fundmi lidhur me dispozitat e Kodit Civil (Nenet 496 e vijues) Vendimi nr. 101, datë 23.6.2016, nuk çon vetëm në transferim e të drejtave dhe detyrimeve nga KESH sh.a tek OSHEE sh.a. por edhe ndryshim të vetë kushteve të kontratës së shitblerjes të kryer në shkelje të ligjit lidhur me procedurën për ndryshimin e kontratës me një subjekt koncesionar. Kështu, vendimi i ERE zëvendëson debitorin, KESH sh.a me OSHEE sh.a., pa marrë miratimin paraprak të paditësve. Zëvendësim qe behet me një subjekt i cili nuk është i licencuar për furnizim me energji elektrike Për rrjedhojë, është e pamundur edhe transferimi i të drejtave dhe detyrimeve që ka KESH sh.a. ndaj PVE-ve.

Përveç sa më sipër, në vijim të kontratave të koncesionit të lidhura me Ministrinë e Energjetikes, e cila si autoritet kontraktues është gjithashtu edhe garantuese e vazhdimësisë së secilës kontratë të Koncesionit pavarësisht ndryshimeve të objektivave të Sektorit Elektroenergjetik, është marrë përsipër garantimi i detyrimit te subjektit të furnizimit me energji elektrike për të blerë te gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet, objekt i koncesioneve, përmes një kontrate afatgjatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këto kushte, ERE kishte detyrimin ligjor për të kërkuar paraprakisht edhe miratimin e Ministrisë së Energjetikes si palë e tretë në këtë marrëdhënie.

Vendimi i ERE-s vjen në një kohë kur me Ministrinë e Energjetikes po diskutohet ligji për Energjinë e Rinovueshme dhe miratimi i kontratës është një goditje ndaj diskutimeve që po zhvillohen në këtë fazë. Ky akt ka për qëllim të vetëm prishjen e të drejtave të fituara më parë nga Prodhuesit e Energjisë dhe cenon në mënyrë të hapur dhe te drejtpërdrejtë ligjërisht dhe financiarisht investitorët, shqiptarë e të huaj, që në tregun e energjisë së rinovueshme kanë investuar qindra milionë euro, bazuar në ligjet në fuqi. Për sa me sipër anëtaret e Shoqatës AREA janë te vendosur të mos e nënshkruajë këtë kontratë dhe shume shpjet parashikohet referimi ne Gjykatat Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Read More
Currency flowing through hour glass and stack of dollar bills against graph bar in background
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

Qeveria rriti me 72 milionë euro garancitë shtetërore për KESH dhe OST më 2015

energy

Bizneset nuk janë ende gati për të dalë nga tregu i energjisë elektrike. Ata thonë se pa kryer investimet kostot do të jenë tmerrësisht të larta dhe do të krijojnë krizë likuiditeti. Flet Entela Çipa, këshilltare për energjinë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë: Ka hezitim, paqartësi, por jo aq sa të bllokohet dalja në treg të 

Read More
Businesspeople meeting plan analysis graph company finance strat
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

Energji në treg të lirë për 6200 biznese

OSHE-ENERGJIA-ELEKTRIKE-300x191

Janë 6200 biznese të cilat deri në fund të vitit 2017-të duhet të sigurojnë vetë energjinë elektrike. Paketa e tretë legjislative e Bashkimit Europian parashikon daljen graduale të të gjithë konsumatorëve që furnizohen në tensionin e lartë dhe të mesëm 35 kv, 20 kv dhe 10 kv

Read More
Group of business people work together in office
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

Bizneset nuk janë gati; ministria: ka paqartësi, por jo aq sa të bllokohet dalja në treg të lirë

energy (1)

Bizneset nuk janë ende gati për të dalë nga tregu i energjisë elektrike. Ata thonë se pa kryer investimet kostot do të jenë tmerrësisht të larta dhe do të krijojnë krizë likuiditeti. Flet Entela Çipa, këshilltare për energjinë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë: Ka hezitim, paqartësi, por jo aq sa të bllokohet dalja në treg të lirë.

Read More
Dam water release
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

AREA: qeveria vë në rrezik HEC-et e vegjël; tenton t’u prishë njëanshmërisht kontratat koncesionare

hec-300x225

Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë një kontrate te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre, duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht fituara më parë dhe duke vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Kështu deklaron Shoqata shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA).
Sipas saj, qeveria ka vendosur t’ua transferojë kontratat nga KESH në OSHEE. Por kjo shihet si një lëvizje me risk te madh.

Read More
Accountant calculating profit with financial analysis graphs
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

Flluska e kredive në sektorin e energjisë rrezikon të shpërthejë

shtylla-web-600x400

Tre gjigandët e sektorit të energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST kanë në bilancet e tyre mbi 96 miliardë lekë borxhe të akumuluara ndër vite, ndërkohë që ministria e Financave beson se shanset që këto kompani të shlyejnë këto borxhe janë të pakta dhe rreziku 

Read More
Isometric view of a hydroelectric dam,windmill ,solar cell ,Futu
AREA
July 4, 2016by AREA0 Comments

Viti i mbrapshtë i biznesit të HEC-eve

hecet-300x175

Bizneset e HEC–eve me koncesion pësuan rënie dyshifrore të të ardhurave në vitin 2015 prej rishikimit në ulje të çmimeve të shitjes së energjisë. Tregu i koncesionarëve u zgjerua edhe me tetë operatorë të rinj në 2015-n, duke zënë 24% të prodhimit neto. Politikat rregullore kanë rënduar klimën e bizneseve private, teksa kompanitë publike kanë zgjeruar të ardhurat. Bizneset, të acaruara: Është cenuar siguria juridike e kontratave.

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5

Copyright © 2020 iRecco by WebGeniusLab. All Rights Reserved

Top